Rusia i shmanget seancës dëgjimore në gjykatën e Kombeve të Bashkuara
BKT
   Ukraina

Rusia i shmanget seancës dëgjimore në gjykatën e Kombeve të Bashkuara

Rusia ka refuzuar të dërgojë një delegacion në gjykatën e lartë të Kombeve të Bashkuara, në një seancë dëgjimore, pas kërkesës së Ukrainës që bën thirrje për detyrim të Rusisë që ta ndalë pushtimin e Ukrainës.

“Gjykata njofton me keqardhje për mos-paraqitjen e Federatës ruse në këto procedura verbale”, ka thënë presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Joan Donoghue.

Ambasadori rus në Holandë, Alexander Shulgin i ka shkruar gjykatës dhe e ka njoftuar se qeveria e tij nuk  do të marrë pjesë.

Ukraina ka kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë, me bazë në Hagë, që ta urdhërojë Rusinë që “menjëherë të ndalë veprimet ushtarake” në Moskë, të cilat nisën më 24 shkurt.