Franca mohon se ka kërkuar nga Putini hapjen e korridoreve humanitare
BKT
   Ukraina

Franca mohon se ka kërkuar nga Putini hapjen e korridoreve humanitare

Presidenti francez, Emmanuel Macron nuk ka kërkuar nga Putini për hapjen e korridoreve humanitare nga qytetet ukrainase për në Rusi dhe Bjellorusi, ka thënë zyra e Presidencës franceze.

Moska më herët njoftoi për rrugët e evakuimit nga Kharkivi, Kievi, Mariupoli dhe Sumy, pasi Putini dhe Macroni zhvilluan një bisedë telefonike të dielën. Në njoftim u tha se veprimi është marrë si përgjigje ndaj një “kërkese personale” nga lideri francez.

Por, Presidenca franceze i tha agjencisë së lajmeve AFP se një kërkesë e tillë nuk është bërë.