Sot pritet  të vazhdojë raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë – Rusi
BKT
   Ukraina

Sot pritet  të vazhdojë raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë – Rusi

Përderisa sulmet ruse po vazhdojnë në shumë pjesë të Ukrainës, në Bjellorusi pritet të ketë sot një raund të tretë bisedimesh mes Rusisë dhe Ukrainës.

 Ekipet negociatore të Ukrainës e Rusisë pritet të mbajnë sot një raund të tretë tjetër bisedimesh, në qytezën Gomel të Bjellorusisë, në  kufi me Poloninë, ku do të diskutohet për armëpushim dhe korridore humanitare.

Propozim i ri rus për armëpushim për të lejuar civilët të largohen nga qytetet kryesore të Ukrainës u cilësua "imoral" nga autoritet në Kiev.

Sipas qeverisë në Ukrainë ky është një tentim tjetër mashtrimi i Rusisë që po vazhdon të godet civilët.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se civilëve në Kiev dhe vende tjera do t'u ofrohet kalim i sigurt në shtetin aleat rus, Bjellorusi, ndërsa civilëve Harhiv, Mariupoli dhe Sumy do t’u lejohet të shkojnë në Rusi.