Ukraina dhe Rusia nisin raundin e tretë të bisedimeve
BKT
   Ukraina

Ukraina dhe Rusia nisin raundin e tretë të bisedimeve

Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë po mbajnë një raund të tretë bisedimesh në  qytezën Gomel të Bjellorusisë në  kufi me Poloninë.

Ukraina dhe Rusia nisin raundin e tretë të bisedimeve

Ekipet negociatore të Ukrainës e Rusisë kanë nisur sot një raund të tretë tjetër bisedimesh, ku është paralajmëruar se do të  diskutohet për armëpushim dhe korridore humanitare

Dy raundet e para janë mbajtur qytezën Gomel të Bjellorusisë në  kufi me Poloninë, por ende nuk është konfirmuar lokacionin për raundin e tretë përderisa mediat ruse raportojnë se takimi do të mbahet në Antalya të Turqisë.

Para fillimit të negociatave, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak i kërkoi Moskës të ndalojë  “dhunën në shkallë të gjerë kundër civilëve”.Ai ka kërkuar sërish armëpushim dhe korridore të njëmendta humanitare.

"Ne do flasim me përfaqësuesit e një vendi që beson seriozisht se dhuna në shkallë të gjerë kundër civilëve është një argument. Po u kërkojmë atyre që ta dëshmojnë se nuk është kështu," shkroi Podolyak në Twitter.