Britania njofton për 230 milionë dollarë shtesë mbështetje për Ukrainën
BKT
   Ukraina

Britania njofton për 230 milionë dollarë shtesë mbështetje për Ukrainën

Britania, Holanda dhe Kanadaja kanë paralajmëruar një paketë tjetër ndihme në vlerë prek 400 milionë dollarë

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur në një konferencë për shtyp së bashku me homologun kanadez, Justin Trudeau dhe kryeministrin holandez Mark Rutte se kanë koordinuar një ndihmë për Ukrainën në vlerë prej 175 milionë dollarësh

Johnson ka thënë se Mbretëria e Bashkuar do të japë edhe 230 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën, duke thënë se kërkon angazhimin total për një paktë ndihme prej 400 milionë dollarësh.

Ndërsa Trudeau tha se ndihmat do të vazhdojnë dhe do t’i tregohet presidentit rus, Vladimir Putin se ai nuk mund ta rrënojë paqen dhe stabilitetin global.