20:34 / 07.03.2022
BE nis shqyrtimin e anëtarësimit të Ukrainës, Gjeorgjisë e Moldavisë
Bashkimi Evropian pajtohet të nisë shqyrtimin e ofertave nga Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia për t`u bashkuar me bllokun.
Ambasadorët e Bashkimit Evropian ranë dakord të hënën të shqyrtojnë ofertat e Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë për t'u anëtarësuar në BE, duke filluar procesin e gjatë drejt pranimit të tyre final.
Në një postim në Twitter të hënën, Presidenca franceze e BE-së tha se 27 përfaqësuesit e përhershëm të vendeve të BE-së u pajtuan të ftojnë Komisionin Evropian të paraqesë një opinion për secilën prej aplikimeve për anëtarësim në BE.
Ky fillon një proces që mund të marrë vite derisa tri vendet ish-sovjetike të bëhen vende kandidate për t'u anëtarësuar në BE.























