Kalvari i punëtorëve të Çernobilit nën rrethimin rus
Punëtorët e centralit po vazhdojnë të kryejnë detyrat, por kushtet brenda janë të vështira për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve.
Kalvari 12-ditor i punëtorëve të Çernobilit nën rrethimin rus
Më shumë se 100 punëtorë të termocentralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë kanë mbetur atë ngujuar për më shumë se 12 ditë, në pamundësi për t'u larguar pasi forcat ruse morën centralin në ditën e parë të pushtimit.
Të paktën 200 roje të tjera ukrainase, përgjegjës për sigurinë në kohën e sulmit, kanë mbetur gjithashtu të bllokuar.
BBC raporton se punëtorët e centralit, që është vendi i fatkeqësisë më të madhe bërthamore në botë në vitin 1986, vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre, por kushtet brenda janë të vështira për shkak të mungesës së ushqimit dhe ilaçeve.























