Atletet ukrainase ua kushtojnë medaljet të gjithë ukrainasve
BKT
   Ukraina

Atletet ukrainase ua kushtojnë medaljet të gjithë ukrainasve

Atletet ukrainase kanë treguar mbështetjen për bashkëqytetarët e tyre në Lojërat Paralimpike 2022 në Pekin, në kohën kur vendi i tyre është pushtuar nga Rusia.

Tri atletetet ukrainase, Iryna Bui, Oleksandra Kononova dhe Liudmyla Liashenko arritën të fitonin medalje të artë, respektivisht të argjentë dhe bronztë.

“Jam përgatitur që 12 vjet për një moment të tillë special. Ky ishte qëllimi im dhe jam trajnuar shumë gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Bui, pas marrjes së medaljes së parë për të në Lojërat Paralimpike.

“I gjithë vendi është prapa meje dhe me këtë medalje dua ta promovoj edhe një herë kombin ukrainas”, ka shtuar Bui.

“Duam që këto medalje t’ia dedikojmë çdo ukrainasi dhe të gjithë ushtarëve në ushtrinë e Ukrainës që po na mbrojnë. Me performancën tonë ne përfaqësojmë gjithë vendin në këtë betejë”, ka thënë ajo.