12:42 / 08.03.2022
Kah po shkojnë refugjatët ukrainasë?
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë bëri të ditur më herët që numri i refugjatëve që e kanë lëshuar deri më sot Ukrainën ka arritur në mbi 2 milionë.
Refugjatët po kalojnë nga Ukraina në vendet fqinje, si Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria dhe Moldavia.
Një numër më i vogël i refugjatëve kanë ikur në Rusi dhe në Bjellorusi.
BBC sjellë shifra nga një raport i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët:
- Polonia ka mirëpritur 1,204,000 refugjatë
- Hungaria 191,000 refugjatë
- Sllovakia 141,000 refugjatë
- Moldavia 83,000 refugjatë
- Rumania 82,000 refugjatë
- Rusia 99,300 refugjatë
- Bjellorusia 453 refugjatë
Sipas këtij raporti të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 183,000 njerëz kanë lëvizur nga këto vende për në shtete të tjera të Evropës.























