Shell ndalon blerjen e naftës së papërpunuar ruse
BKT
   Ukraina

Shell ndalon blerjen e naftës së papërpunuar ruse

Gjiganti britanik i naftës, Shell ka kërkuar falje për blerjen e një dërgese me zbritje javën e kaluar të naftës së papërpunuar ruse dhe thotë se do të tërhiqet tërërsisht nga çdo përfshirje në hidrokarburet e këtij vendi.

“Jemi të vetëdijshëm që vendimi ynë i javës së kaluar për të blerë një dërgesë të naftës së papërpunuar ruse - për t’u rafinuar në produkte si nafta dhe benzina - nuk ishte vendim i duhur dhe neve na vjen keq për këtë”, ka thënë një zyrtari i lartë i Shell, Ben van Beurden.

Kompania tha se do të ndalojë menjëherë të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar ruse dhe do t’i ndalojë të gjitha veprimtaritë në Rusi.