Rusia kërcënon Evropën me ndërprerjen e furnizimit me gaz
BKT
   Ukraina

Rusia kërcënon Evropën me ndërprerjen e furnizimit me gaz

Ndalimi i naftës ruse do të çonte në pasoja të mëdha për tregun global, duke bërë që çmimet të dyfishohen.

Rusia ka paralajmëruar se mund të mbyllë tubacionin e saj kryesor të gazit në Gjermani, nëse Perëndimi vazhdon sanksionet ndaj naftës ruse.

Zëvendëskryeministri, Alexander Novak  ka deklaruar sot se "ndalimi i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global, duke bërë që çmimet të dyfishohen duke arritur në 300 dollarë për fuçi”.

Shtete e Bashkuara dhe shumica e aleatëve perëndimorë po shqyrtojnë mundësinë e ndaljes së eksportit të naftës ruse për të ndëshkuar Rusinë për pushtimin e Ukrainës,por Gjermania dhe Holanda po refuzojnë këtë plan.

BE merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues tjetër më të lehtë nëse ndërpriten furnizimit nga Rusia.