Blinken bën thirrje që Evropa të heqë dorë nga varësia nga energjia ruse
BKT
   Ukraina

Blinken bën thirrje që Evropa të heqë dorë nga varësia nga energjia ruse

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të heqë dorë nga varësia nga energjia ruse.

 

Antony Blinken ka thënë se është "urgjente" që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, sidomos tani kur po vazhdon pushtimi i Ukrainës.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Talin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, Sekretari amerikan i shtetit, Blinken tha se ekziston një “një mundësi e domosdoshme në këtë moment të sigurohet furnizim i mjaftueshëm dhe të shmanget varësia nga rusët ngase Rusia po e përdor atë si armë”.

Ndërsa Kaja Kallas, bëri thirrje që të përjashtojë plotësisht Rusinë dhe Bjellorusinë nga rrjeti i pagesave të sigurisë së lartë SWIFT.