15:03 / 08.03.2022
Forcat e Ukrainës ngadalësojnë konvojin e gjatë rus drejt Kievit
Mbrojtja e Ukrainës ka ngadalësuar konvojin rus me dhjetëra kilometra që ecën drejt Kievit nga pjesa veriore e Ukrainës.
Trupat ruse që po lëvizin drejt Kievit në veri të Ukrainës janë ngadalësuar nga sulmet e forcave ukrainase duke bërë që të shtohen problemet serioze logjistike.
BBC raporton se konvojet ruse të gjatë me dhjetëra kilometra ishin më të suksesshëm në jug të vendit, duke fituar me shpejtësi terren dhe duke përparuar drejt Odesës, një prej qyteteve kyçe në jug të Ukrainës.
Në ditën e 13 të pushtimit dhe pajtimit për një armëpushim për të lejuar civilët të largohen nga qyteti Sumy dhe qyteti Irpin, afër Kievit, konvojet ruse vazhdojnë të mbesin larg Kievit.























