Të paktën 21 civilë të vrarë nga sulmet ruse në Sumy
BKT
   Ukraina

Të paktën 21 civilë të vrarë nga sulmet ruse në Sumy

Pas hapjes së korridoreve të evakuimit në qytet kryesore të Ukrainës forcat ruse kanë vazhduar të sulmojnë sot, duke lënë të vrarë dhjetëra civilë.

Të paktën 21 civilë, përfshirë  edhe dy fëmijë, janë vrarë sot  nga një sulm ajror rus në qytetin ukrainas Sumy.

Autoritet  në Ukrainë kanë njoftuar se civilët janë goditur në një zonë derisa civilët po përpiqeshin të evakuoheshin.

Në bisedimet e së hënës Rusia dhe Ukraina janë pajtuar për të krijuar korridore të sigurta për largimin civilëve.

CNN raporton se rruga e planifikuar e evakuimit për të ndihmuar njerëzit të largohen nga Sumy,  në ditët e fundit  ka hasur në sulmet ruse.

Vrasja e civilëve u raportua pasdite pasi korridori i evakuimit kishte filluar të funksionojë.