SHBA ndalon importet e naftës dhe gazit rus
BKT
   Ukraina

SHBA ndalon importet e naftës dhe gazit rus

Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur ndalimin e shitjes së naftës ruse në SHBA në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden ka shpallur ndalimin e importeve të naftës, gazit natyror dhe qymyrit rus për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një hap tjetër në vargun e sanksioneve në rritje kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

CNN raporton se Britania e Madhe pritet t'i bashkohet gjithashtu Administratës Amerikane, në shpalljen e ndalimit të importeve të naftës ruse në Mbretërinë e Bashkuar.

Vendimi i qeverisë britanike nënkupton një ndalim efektiv të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Bashkimi Evropian ka bërë gjithashtu disa hapa drejt reduktimit të varësisë së kontinentit nga gazi rus, por Gjermania dhe Holanda vazhdojnë të hezitojnë t’iu bashkuar thirrjeve për ndaljen e importit të gazit rus.