Zelensky zotohet të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë.
Lideri i Ukrainës u ka thënë deputetëve britanikë se do të vazhdojnë të luftojnë për vendin, pavarësisht nga çmimi që do të paguajnë.
Presidenti Volodymyr Zelensky i është drejtuar Parlamentit britanik dhe është zotuar të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë.
Dy javë pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës, Zelensky citoi Ëilliam Shakespeare, falënderoi kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe bëri thirrje për rritje të sanksioneve kundër Kremlinit.
"Ne nuk do të dorëzohemi dhe nuk do të humbim. Do të vazhdojmë të luftojmë për tokën tonë, pavarësisht nga çmimi i kësaj", ka thënë lideri i Ukrainës
Zelensky iu drejta deputetëve britanikë nga një zyrë në Kiev në Ukrainë , dhe është hera e parë që një udhëheqës i huaj u drejtohet deputetëve të mbledhur në sallën e Parlamentit.























