Superliga vjen sot me tri ndeshje interesante
Skuadrat e Superligës rikthehen sot me ndeshjet e xhiros së 24-të.
Edhe kjo xhiro vjen me sfida tejet të rëndësishme dhe interesante.
Java e 24-të nis sot pasdite me tri duele. Ndeshja kryesor luhet në Malishevë, ku skuadra më të njëjtin emër përballet me Ballkanin, shkruan RTKLive.com.
Edhe dy sfidat tjera të ditës së sotme, Feronikeli-Prishtina dhe Ulpiana-Dukagjini, parashikohet të sjellin ballafaqime interesante, sepse pikët janë tejet të vlefshme për secilën skuadër.
Dy ndeshjet tjera të kësaj xhiro, luhen nesër pasdite, ku takohen Drita-Gjilani dhe Llapi-Drenica. Padyshim se kryendeshja luhet në Gjilani, mes rivalëve të këtij qyteti, Dritës dhe Gjilanit.
Të dy skuadrat synojnë fitore në rrugën për majat e tabelës.
Superliga/Java e 24-të
Sot takohen:
Feronikeli – Prishtina
Ulpiana – Dukagjini
Malisheva – Ballkani
Të enjten takohen:
Drita – Gjilani
Llapi – Drenica
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /F.B/























