Ukraina bën përpjekje t’i largojë civilët nga Mariupoli
BKT
   Ukraina

Ukraina bën përpjekje t’i largojë civilët nga Mariupoli

Ukraina do të bëjë përpjekje që t’i largojë civilët përmes gjashtë “korridoreve humanitare”, përfshirë qytetin e rrethuar të Mariupolit, ka thënë zv/kryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.

Përmes një video-mesazhi, ajo tha se forcat ukrainase janë pajtuar që t’i ndalin bombardimet në ato zona nga ora 9 e mëngjesit deri në 9 të mbrëmjes.

Ato kanë kërkuar nga forcat ruse që ta mbajnë premtimin për armëpushim lokal.