Erdogan shpreson për armëpushim në Ukrainë
Presidenti i Turqisë Regep Tayp Erdogan ka ofruar të ndërmjetësojë krizën për disa javë krizën në Ukrainë.
Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, ministrat e jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë janë pajtuar të takohen për bisedime, të cila pritet të zhvillohen të enjten në Turqi.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se shpreson se takimi në resortin jugor të Antalias do të "hapë derën për një armëpushim të përhershëm".
BBC raporton se nuk është e qartë se çfarë shansi do të ketë ky takim për përparim, pasi presidenti rus ka thënë se do të vazhdojë planin e tij qoftë përmes negociatave apo veprimeve ushtarake.
Turqia është anëtare e NATO-s, por presidenti i saj është përpjekur të mbajë një qëndrim të ndryshëm nga vendet perëndimore për agresionin rus. Ai tha se Turqia nuk e pranon atë që po ndodhte në Ukrainë.























