Polonia e gatshme të dërgojë avionë në Ukrainë, Gjermania refuzon
Qeveria në Varshavë ka vendosur të dërgojë avionë luftarakë në ndihmë forcave ajrore ukrainase.
Pasi Shtetet e Shkuara të Amerikës refuzuan propozimin e Polonisë për të dërguar ndihmë ajrore ushtarake në Ukrainë, qeveria në Varshavë vendosi të dërgojë avionë luftarakë në ndihmë forcave ajrore ukrainase
SHBA tha se oferta e Polonisë për të dërguar avionët e saj luftarakë MiG-29 në Ukrainë, përmes bazës ajrore amerikane në Gjermani, ngrit "shqetësime serioze" për të gjithë strukturën e aleancës së NATO-s.
Sipas një njoftimi të Pentagonit propozimi i Polonisë ngrit "shqetësime serioze" për të gjithë strukturën e aleancës së NATO-s.
Gjermania gjitrhashtu ka njoftuar sot se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të dërguar avionët e saj MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë CNN raporton se Qeveria në Poloni bëri një ofertë surprizë të martën mes thirrjeve të përsëritura nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy për më shumë avionë luftarakë për të mbështetur forcat ajrore të vendit të tij, ndërsa mbrohet kundër forcave pushtuese ruse.























