Zelenskyy kërkon sërish shpalljen e Ukrainës zonë të ndalim- fluturimit
BKT
   Ukraina

Zelenskyy kërkon sërish shpalljen e Ukrainës zonë të ndalim- fluturimit

Përderisa pas tri raunde bisedimesh Kremlini thotë se "ka njëfarë progresi", presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy po kërkon ndihmë ushtarake ajrore.

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka përsëritur thirrjen për aleatët e Kievit për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë, duke paralajmëruar se nëse nuk vendoset kjo vendi i tij do të përballet  me një  "katastrofë humanitare".

Zelensky  ka bërë gjithashtu thirrje për një armëpushim të menjëhershëm rreth termocentralit bërthamor, Çernobili në kohën kur në këtë zonë është ndërprerë energjia elektrikë që është përbën një rrezik të lartë për këtë central.

Ai ka thënë se Ukraina po përpiqet të evakuojë civilët përmes gjashtë korridoreve humanitare, përfshirë edhe  kalimet nga qyteti port juglindor, Mariupol, i rrethuar nga forcat ruse.

Rusia zotohet të respektojë një "regjim heshtjeje" në mënyrë që të lejojë njerëzit të ikin drejt zonave më të sigurta.