Forcat ruse sulmuan kompleksin spitalor në Mariupol
BKT
   Ukraina

Forcat ruse sulmuan kompleksin spitalor në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar që të shpallet zona e ndalim fluturimit dhe të ndalen vrasjet.

Forcat ruse sulmuan kompleksin spitalor në Mariupol

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar që të shpallet zona e ndalim fluturimit dhe të ndalen vrasjet.

Forcat ruse raportohet të kenë kryer sot sulme ajrore mbi kompleksin e një spitali civil në Mariupol, pjesë e së cilit është edhe materniteti dhe pediatria, por nuk ka ende raporte për viktima të mundshme.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski ka akuzuar forcat ruse për kryerjen e një “sulmi të drejtpërdrejtë” në spital dhe ka kërkuar shpalljen e zonës së ndalim fluturimit për të ndalur mizoritë.

"Njerëz, fëmijë janë nën rrënojat," shkroi Zelenskyy në Twitter, duke e quajtur "mizori" sulmin rus.“Edhe sa kohë do të jetë bota një bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin rus? Mbylleni qiellin tani! Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por duket se po e humbni humanizmin”, shtoi ai.