Rusia thotë se respekton armëpushimin, pavarësisht sulmeve mbi spital
BKT
   Ukraina

 Rusia thotë se respekton armëpushimin, pavarësisht sulmeve mbi spital

Gjeneralkoloneli, i ushtrisë ruse, Mikhail Mizintsev ka thënë se forcat ruse po respektojnë armëpushimin.

 

Autoritet në Kremlin kanë hedhur poshtë akuzat se po shkelin një armëpushim  për të cilin u ra dakord për të lejuar evakuimin e civilëve, pavarësisht sulmit në spitalin  Mariupolit dhe vende të tjera.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se Ukraina kishte bombarduar pozicionet ruse në periferi të Kievit, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy.