23:05 / 09.03.2022
Manchester City barazon, por fitorja në ndeshjen e parë i hapë rrugën
Manchester City ka luajtur me barazim pa gola në ndeshjen kthyese të zhvilluar në stadiumin “Etihad”.
Man City dominoi në çdo aspekt edhe në ndeshjen kthyese të zhvilluara në “Etihad”, por që assesi nuk i finalizuan rastet.
Gabriel Jesus realizoi dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, por që pas rishikimit të VAR-it, doli që ishte në pozitë jashtë loje.
Ndërkohë, edhe Sporting gjithashtu rrezikoi disa herë, mirëpo nuk i finalizuan rastet e mira.
Anglezët kanë vazhduar tutje pas fitores bindëse me rezultat 5-0 në ndeshjen e parë.
City u bashkohet Realit, Liverpoolit dhe Bayernit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.























