Superliga vjen sot me kryederbin Drita-Gjilani
BKT
Sport

Superliga vjen sot me kryederbin Drita-Gjilani

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me dy ndeshjet e javës së 24-të.

Kryendeshja luhet në Gjilani, ku përballen Drita dhe Gjilani, një nga derbit më të mëdhenj në vendin tonë, transmeton RTKLive.com.

Kjo sfidë parashikohet të prodhojë sfidë dramatike për shkak të rivalitetit të madh mes këtyre dy skuadrave dhe rëndësisë se pikëve në këtë duel.

Gjilani vjen në këtë ndeshje pas fitores kundër Ulpianës, derisa bardhekaltërit hyn në këtë duel pas humbjes kundër Drenicës.

‘Nxehtë’ parashikohet të jetë edhe në përballjen Llapi-Drenica, takim ky që luhet në ‘Zahir Pajaziti’.

Sot takohen:

Drita – Gjilani

Llapi – Drenica

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /F.B/