Autoritetet në Mariupol akuzojnë Rusinë për bombardim të korridoreve të eva
BKT
   Ukraina

Autoritetet në Mariupol akuzojnë Rusinë për bombardim të korridoreve të eva

Autoritetet lokale në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë thënë se forcat ruse kanë filluar të bombardojnë “korridorin e gjelbër”, i cili ka për synim evakuimin e banorëve të Mariupolit.

“Tani kanë nisur bombardimet ajrore në Mariupol”, ka thënë Petro Andryushchenko, një këshilltar i kryetarit të Mariupolit.

Ai tha se sulmet ajrore po bëhen për të shkatërruar infrastrukturën rrugore dhe për të izoluar tërësisht qytetin.

Pala ruse nuk ka dhënë ndonjë koment lidhur me këto akuza.