Bombat po bien në Mariupol, fëmijë në mesin e të vrarëve
BKT
   Ukraina

Bombat po bien në Mariupol, fëmijë në mesin e të vrarëve

Pavarësisht zotimit rus për armëpushim, qyteti port Mariupol po vazhdon të bombardohet nga forcat ruse.

 

Sipas një postimi në Telegram nga këshilli i qytetit, bombat po bien sërish mbi shtëpitë civile në qytetin port të Mariupol  në Detin e Zi, përderisa  një kolonë civilësh që u përpoqën të largohet është kthyer prapa për shkak të  bombardimeve.

Një këshilltar i kabinetit të presidentit ukrainas ka konfirmuar gjithashtu për Reuters se Rusia po bllokon qëllimisht evakuimin e civilëve nga qyteti sepse  ende nuk ka arritur të pushtojë këtë port strategjik.

Sulmet e sotme pasojnë ato të së mërkurës në një maternitet, duke vrarë tre persona, përfshirë edhe fëmijë.