Takimi ministrave të jashtëm të Ukrainës e Rusisë pa asnjë rezultat
BKT
   Ukraina

Takimi ministrave të jashtëm të Ukrainës e Rusisë pa asnjë rezultat

Pas bisedimeve në Antalya të Turqisë, kryediplomati ukrainas, Dmytro Kuleba tha se nga ana ruse nuk pati asnjë premtim për armëpushim.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka thënë se  në diskutimin me homologun e tij rus, Sergei Lavrov diskutoi  për një armëpushim 24-orësh, por nuk u arrit asnjë rezultat, pasi përfaqësuesi i Moskës mbrojti agresionin, duke thënë se po shkonte siç u planifikua.
Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës u takuan për bisedime ballë për ballë në Turqi, në kontaktin e parë të nivelit të lartë mes dy palëve që kur Moska pushtoi ish-fqinjin e saj sovjetik.Ndërmjetësuesi i takimit, ministri i jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu e ka përshkruar takimin e Lavrov-Kuleba-s si "civil" dhe tha se rezultati më i rëndësishëm i bisedimeve, ishte vendosja e kontakteve të nivelit të lartë mes.