Trupat ruse marrin kontrollin e linjave transite të gazit në Ukrainë
BKT
   Ukraina

Trupat ruse marrin kontrollin e linjave transite të gazit në Ukrainë

Shefi i operatorit të linjave transit të gazit të Ukrainës  ka kërkuar sot që trupat ruse të largohen nga objektet e gazit.

Shefi i operatorit të linjave transit të gazit të Ukrainës  ka kërkuar sot që trupat ruse të largohen nga objektet e gazit.

Sergiy Makogon, kreu i operatorit të rrjetit transit të gazit të Ukrainës (OGTSU) ka kërkuar që forcat ruse të tërhiqen nga dy stacionet e kompresorëve të gazit në Ukrainën lindore.

Makogon tha se trupat ruse  kanë marrë kontrollin dhe po mbajnë të bllokuar stafin në stacionet Novopskov dhe Kupiansk, duke thënë se pushtimi i linjave përbën një rrezik për furnizimet e burimit të energjisë në Evropë.