Harris zotohet se SHBA do ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s
BKT
   Ukraina

Harris zotohet se SHBA do ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris ndodhet në Poloni për bisedime rreth Ukrainës me presidentin Andrzej Duda.

 

 

Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, ka thënë sot në Varshavë se SHBA-ja është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

 Në një konferencë për shtyp, Harris mbrojti zotimin ndaj nenit 5 gtë traktatit të NATO-s duke thënë se  ky është parimi që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Ajo njoftoi se një sasi e pajisjeve ushtarake do të dërgohet së shpejti në në Poloni si donacion për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së.