14:46 / 10.03.2022
Gjiganti anglez i etur për Lewandowskin
Klubi i madh anglez, Manchester United raportohet se është i interesuar për yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowskin.
Sipas ‘Bild’ ‘Djajtë e Kuq’ janë të etur për sulmuesin polak, i cili duket se në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Alianz Arena’.
Lewa është duke shfaqur performancë të lartë me kampionët në fuqi të Gjermanisë.
Ai prej kohësh është cak i gjigantit spanjoll, Real Madrid. Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit tashmë është futur edhe në ‘radarin’ e klubit anglez, Manchester United.
Klubi nga ‘Old Trafford’ pritet që së shpejti të kontaktojë me agjentin e reprezentuesit polak.
Përgatiti: F.Bytyqi























