15:43 / 10.03.2022
Kostoja e luftës së Ukrainës arrin në mbi 100 miliardë dollarë
Këshilltari më i lartë ekonomik i presidentit të Ukrainës ka thënë se dëmi i luftës në këtë vend deri më tani, ka arritur në mbi 100 miliardë dollarë.
Forcat ruse deri më tani kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë, ndërtesa dhe asete të tjera fizike në Ukrainë, në vlerë prej të paktën 100 miliardë dollarë.
Oleg Ustenko, këshilltari kryesor ekonomik i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë sot në një takim online të organizuar nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare se lufta në Ukrainë ka çuar në mbylljen e 50 për qind të bizneseve ukrainase.
Ndërsa gjysma tjetër sipas tij po operojnë me shumë nën kapacitetin e tyre.























