Putin kërcënon se mund të konfiskojë asetet e kompanive të huaja në Rusi
Vladimir Putin këmbëngul se Rusia po përmbush detyrimet e saj për furnizimin me energji dhe produkte tjera dhe nuk është fajtore për rritjen e çmimeve në nivel global.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u ka thënë rusëve në një fjalim televiziv se nuk ka asgjë që vendi nuk mund ta zgjidh, përderisa federata ruse po përballet me sanksione të ashpra ndërkombëtare.
Putin ka folur për vendet që ndërmarrin "hapa jomiqësorë" kundër Rusisë dhe ekonomisë së saj, duke kërcënuar se “Rusia mund të konfiskojë astetet e kompanive të huaja brenda territorit të saj”.
Ai ka thënë se ka mungesa dhe ka kërkesa në rritje për disa gjëra, “por nuk ka dyshim se këto probleme do të zgjidhen - njerëzit do të kuptojnë se thjesht nuk ka asgjë që ne nuk mund ta zgjidhim".
Putin më pas drejtoi akuza drejt Perëndimit, duke thënë se ata "u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre të shtrëngojnë rripat dhe të veshin disa rroba të ngrohta. Gjithçka duket shumë e çuditshme”, tha ai.























