Nënkryetari i qytetit Mariupol: 1207 trupa u mblodhën nga rrugët
BKT
   Ukraina

Nënkryetari i qytetit Mariupol: 1207 trupa u mblodhën nga rrugët

Zyrtarët në Ukrainë thonë se forcat ruse kanë rifilluar bombardimet e qytetit, në Mariupol, një ditë pasi një spital u godit nga një sulm ajror, duke lënë të vrarë të paktën 4 persona përfshi edhe një fëmijë.

Serhiy Orlov, nënkryetar i bashkisë së qytetit portit, Mariupol, të rrethuar nga forcat ruse ka thënë se ende nuk dihet  se sa njerëz janë vrarë në total në qytet, por shifra më e fundit sipas tij është 1207 persona që kanë arritur të mblidhen nga ekipet emergjente.

Këto janë "vetëm trupa që i kemi mbledhur në rrugë", tha  Orlov për BBC.

Ai tha se vetëm  47 persona ishin varrosur në një varr masiv, pasi nuk ishte e mundur të shkohej në varrezat jashtë qytetit. "Por jo të gjithë u identifikuan," shtoi ai.