19:48 / 10.03.2022
Lufta Ukrainë-Rusi një kërcënim i ri global për sigurinë e ushqimit
Programi Botëror i Ushqimi thotë se lufta e Rusisë në Ukrainë, një prej burimeve kryesore të grurit, plehrave dhe energjisë po rrit nivelin global të urisë.
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ngritur sot alarmin se lufta e Rusisë në Ukraina ndikon në gati një të tretën e eksporteve botërore të grurit dhe elbit.
Sipas Programit Botëror të Ushqimit lufta e Rusisë në Ukrainë, një nga burimet kryesore në botë të grurit, plehrave dhe energjisë, paraqet sfida të reja në sigurimin e furnizimeve ushqimore në kohën e pandemisë së gjatë.
Gabriel Ferrero de Loma-Osorio, kreu i Komitetit për Sigurinë Botërore të Ushqimit, një platformë brenda OKB-së për luftën kundër urisë ka thënë se “uria në nivel global rritej shpejt”.























