09:29 / 11.03.2022
Chernihiv humbë furnizimin me ujë pas sulmeve
Pas sulmeve të mbrëmshme në qytetin verior të Chernihiv të Ukrainës, autorietet thonë se është ndaluar furnizimi i qytetit me ujë.
Kompania locale e ujit tha se është duke punuar në riparimin e sistemit.
“Gjatë sulmeve të mbrëmshme, rrjeti I furnizimit me ujë është ndërprerë…për shkak të rrjedhjeve, është ndaluar furnizimi”, thuhet në njoftim.
“Po punojmë në rregullimin e problemit. Kjo mund të zgjasë 3-4 orë”, ka thënë kompania.























