09:37 / 11.03.2022
Një i vrarë nga sulmet në Dnipro
Si pasojë e sulmeve ajrore në qytetin qëndror ukrainas të Dnipros ka mbetur një person i vrarë, kanë thënë shërbimet shtetërore të Emergjencës.
Ky vlerësohet të jetë sulmi i parë direkt në qytet.
“Kanë ndodhur tri sulme ajrore në qytet, të cilat kanë goditur një çerdhe, një banesë ndërtimi dhe një fabrikë të këpucave. Një person ka vdekur”, kanë thënë shërbimet e Emergjencës në një deklaratë.























