10:18 / 11.03.2022
Putin thotë se Rusia duhet t’i mirëpresë luftëtarët vullnetarë
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Rusia duhët t’ua mundësojë vullnetarëve që duan të luftojnë në Ukrainë, të marrin pjesë në ofensivën ruse.
Duke folur në Këshillin rus të Sigurisë, Putin tha se ai gjithashtu përkrahë dhënien e armëve të kapura në Ukrainë për luftëtarët separatistë rusë të rajonit Donbas.
Sipas zyrtarëve rusë, 16 mijë vullnetarë nga Lindja e Mesme janë të gatshëm të shkojnë në Ukrainë, për të luftuar përkrah forcave rebele.























