Zhovkva: “Ukraina e hapur për neutralitetin e saj nëse refuzohet nga NATO”
Në një intervistë për televizionin amerikan CNN, zv/presidenti ukrainas ka thënë se Ukraina është e hapur për neutralitetin e vet nëse NATO-ja nuk është e gatshme ta pranojë Ukrainën. Ndërkohë, presidenti Zelenski është i gatshëm të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Përgatiti: Bardhyl Bajrami
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski është i gatshëm që në çdo kohë të takohet dhe të bisedojë drejtpërdrejt me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, por nuk do të pranojë kurrfarë kopromisi ndaj pozicionit rus gjatë këtyre negociatave, ka thënë në një intervistë për CNN, zv/presidenti i Ukrainës, Ihor Zhovkva.
Zv/presidenti ka thënë se edhe pse presidenti Zelenski ishte i gatshëm për zgjidhje diplomatike, ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga presidenti rus Putin apo këshilltarët e tij.
Zhovkva ka thënë se Ukraina është e hapur për neutralitetin e vet, nëse NATO-ja për momentin nuk është e gatshme ta pranojë Ukrainën në gjirin e saj. “Por, në të njejtën kohë, ne kemi nevojë për garanci të forta të sigurisë për Ukrainën, ashtu që këto luftëra, ky agresion i tmerrshëm, të mos përsëritet më në të ardhmën”, ka thënë ai.























