12:21 / 11.03.2022
BE synon dyfishim të përkrahjes financiare për ushtrinë ukrainase
Liderët e Bashkimit Evropian do të votojnë të premten për dyfishim të përkrahjes financiare të bllokut për Forcat e Armatosura të Ukrainës, ka thënë shefi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.
Ai ka folur për media në ditën e dytë të Samitit të liderëve të BE-së në Versajë të Francës.
Nëse aprovohet nga liderët, shuma financiare e bllokut për ushtrinë e Ukrainës do të arrijë në 1 miliard dollarë.
Borrell tha se është i sigurt që Këshillit i BE-së do ta konfirmojë këtë propozim.























