Presidenti i Finlandës do të flasë sot me presidentin rus, Putin
BKT
   Ukraina

Presidenti i Finlandës do të flasë sot me presidentin rus, Putin

Biseda e presidentit, Sauli Niinistö me presidentin Vladimir Putin është rreth Ukrainës është planifikuar për mbrëmjen e së premtes.

Presidenti finlandez, Sauli Niinistö ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymr Zelensky për situatën e luftës në Ukrainë dhe pritet të flasë edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

BBC citon një deklaratë të qeverisë finlandeze ku thuhet se presidentët diskutuan "situatën e luftës në Ukrainë dhe ndihmën e Finlandës për Ukrainën, nevojën për të siguruar një evakuim të sigurt të civilëve dhe sigurinë e objekteve bërthamore”.

Finlanda që nuk është anëtare e NATO-s, është një nga vendet fqinje me Rusinë dhe të dy vendet kanë pasur prej kohësh një marrëdhënie neutrale.

Të enjten, presidenti Niinisto tha se Finlanda duhet të rishikojë politikën e saj të sigurisë për të vendosur nëse do të anëtarësohet në NATO.