Presidenti rus, Putin thotë se ka zhvillime "pozitive" në negociata
Një takim me udhëheqësin bjellorus, Alexander Lukashenko, Putin ka hënë se ka zhvillime pozitive në bisedimet me Ukrainën.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka takuar në Moskë, presidentin bjellorus, Alexander Lukashenko - një aleat kryesor rus në këtë rajon dhe citohet t’i ketë thënë se “ka disa ndryshime pozitive në bisedimet me Ukrainën”.
Një takim me udhëheqësin bjellorus, Putin ka folur gjithashtu për çështjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke pohuar se ato mund të kenë një efekt pozitiv në vend.
"Janë kohë mundësie për të ecur drejt forcimit të sovranitetit tonë ekonomik e teknologjik," tha ai.
Tri raunde negociatash në Bjellorusi dhe një takimi të ministrave të jashtëm në Turqi, për armëpushim dhe korridore humanitare për civilët deri më tani nuk kanë prodhuar ndonjë rezultat.























