Imazhet satelitore tregojnë shpërndarjen e autokolonës ruse
BKT
   Ukraina

Imazhet satelitore tregojnë shpërndarjen e autokolonës ruse

Në veri të bazës ajrore Antonov në Hostomel të Ukrainës, automjetet ushtarake ruse shihen në rrugë në zonat e banuara në qytetin Ozera – afër Kievit.

 

Imazhet e reja satelitore tregojnë se karvani rus i gjatë prej mbi 64 kilometrash që po lëvizte drejt Kievit është shpërndarë kryesisht në zona të banuara, përderisa po vazhdon beteja për kryeqytetin.

CNN raporton se imazhet e reja satelitore të marra të enjten nga Maxar Technologies tregojnë se autokolona ushtarake ruse në veriperëndim të Kievit është "shpërndarë dhe ripozicionuar nëpër pyje e vendbanime afër zonës Lubyanka  17 kilometra në veriperëndim të Kievit”.