Centrali i Çernobilit ende pa furnizim me energji
BKT
   Ukraina

Centrali i Çernobilit ende pa furnizim me energji

Autoritet në Ukrainë paralajmërojnë se ka rrezik në rritje për rrjedhjeje rrezatimit në centralin e Çernobilit.

Inspektorati Shtetëror Bërthamor i Ukrainës  ka njoftuar sot se furnizimi me energji elektrike në centralin bërthamor të Çernobilit nuk është rikthyer ende, pavarësisht se ministria ruse e energjisë pretendoi të enjten se specialistët bjellorusë e kishin furnizimin.

Autoritet në Ukrainë paralajmërojnë se ka rrezik në rritje për rrjedhjeje  rrezatimit në termocentral, pasi gjatë luftimeve mes forcave ruse e ukrainase u godit një kabllo e tensionit të lartë duke ndërprerë furnizimi i saj i jashtëm me energji elektrike.

Ky është një rrezik tjetër për centralin  që pësoi aksidentin më të rëndë bërthamor në botë në vitin 1986.

Zyrtarët gjithashtu kanë njoftuar brenda centralit bërthamor është ndërprerë edhe furnizim i rregullte me ujë.