Zelenskyy bënë thirrje për sanksione më të mëdha kundër Rusisë
BKT
   Ukraina

Zelenskyy bënë thirrje për sanksione më të mëdha kundër Rusisë

Në një video nga rrugët e Kievit, Volodymyr Zelensky ka theksuar se sanksionet që janë vendosur deri më tani "nuk janë të mjaftueshme".

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se nëse Rusia vazhdon ofensivën e bombardimeve, atëherë sanksionet aktuale t të  Bashkimit Evropian kundër Rusisë "duhet të jenë më të forta".

Në një video nga rrugët e Kievit, Zelensky ka theksuar se sanksionet që janë vendosur deri më tani  "nuk janë të mjaftueshme".

Duke iu referuar takimit të së enjtes të liderëve të BE-së në Versajë, Zelensky gjithashtu ka thënë se Ukraina i njeh liderët "që e mbështetën" dhe ata "që heshtën ... dhe u përpoqën të zbutin formulimin për ta bërë atë të pamjaftueshëm për Ukrainën, për Evropën dhe për të përbashkët lirinë."

"Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë  për Ukrainën dhe për veten . Ne jemi duke pritur", ka thënë ai