Harris në Rumani e quan "të hekurt" angazhimin amerikan në NATO
Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris e quajti "të hekurt" angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO-s.
Duke folur në Bukuresht, gjatë një vizite në Rumani skajin lindor të aleancës, Kamala Harris ka thënë se Shtëpia e Bardhë po e merr shumë seriozisht rolin e saj në marrëdhëniet brenda aleancës së NATO-s.
Harris tha se Putin nuk është i interesuar për "diplomaci serioze"
Në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin rumun, Klaus Iohanni, Harris përseriti se SHBA është e përgatitur të veprojë sipas zotimeve që ka dhënë.
” Ne jemi të vendosur në zotimin tonë. Kur themi se një sulm kundër njërit është një sulm kundër të gjithëve. Presidenti Joe Biden ka bërë të qartë kur ka thënë: "Ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s", ka thënë Harris.























