Klitschko apelon për ndihmë kundër Rusisë
BKT
   Ukraina

Klitschko apelon për ndihmë kundër Rusisë

Wladimir Klitschko ka bërë thirrje për ndihmë në luftën kundër Rusisë.

Apelin e tij ai e ka drejtuar nëpërmjet rrjetit social “Twitter”.

“Ju lutem na ndihmoni që të luftojmë kundër luftës së Putinit, në mënyrë që ai të na lë në paqe”, ka shkruar ai.

No description available.

Ai është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Kyivit dhe boksierit Vitali Klitschko.

Ukraina sot ka hyrë në ditën e gjashtëmbëdhjetë të luftës. Klitschko iu bashkua forcave ushtarake të Ukrainës, ashtu si plot sportistë të tjerë ukrainas. 45-vjeçari ishte kampion i boksit në peshat e rënda dhe u largua nga boksi profesionist në vitin 2017.

Përgatiti: Uran Krasniqi