Ukraina akuzon Rusinë se po godet qëllimisht zonat e banuara
Ambasadori amerikan në OKB ka paralajmëruar se Kremlini mund të jetë duke hedhur bazat për të përdorur armë kimike ose biologjike.
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është mbledhur në një takim urgjent me kërkesë të Rusisë, për të diskutuar pretendimet e Moskës, të paraqitura pa prova, për "aktivitetet biologjike" të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ukrainë.
Uashingtoni ka mohuar pretendimet e Moskës se Shtete e Bashkuara të Amerikës se po ndërtojnë laboratorë të luftës biologjike në Ukrainë, duke i quajtur "qesharake" dhe “çmenduri” akuzat ruse.
Sergiy Kyslytsya, ambasadori i Ukrainës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ka akuzuar Rusinë se qëllimisht po godet caqet civile duke vrarë civilët në zonat e banuara të Ukrainës.
Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të thirrur nga Rusia për të diskutuar pretendimet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin laboratorë të armëve biologjike Sergiy Kyslytsya i tha Këshillit të Sigurimit se Rusia po kryen mizori.
“Një hartë që trupat ukrainase e morën nga robërit rusë të luftës konfirmon se bombardimet e zonave të banuara ishin planifikuar paraprakisht. Pilotët rusë të zënë rob kanë në konferencën e sotme për shtyp në Kiev kanë rikonfirmuar se kanë bombarduar qëllimisht zonat e banuara”, ka thënë Kyslytsya .























