Mehmedi jashtë fushës për dy muaj e gjysmë
BKT
Sport

Mehmedi jashtë fushës për dy muaj e gjysmë

Admir Mehmedi do të qëndrojë larg fushës dy muaj e gjysmë pas lëndimit që mori në ndeshjen Demir Grup Sivasspor, ka njoftuar klubi. 

No description available.

Sipas njoftimit, Mehmedi i cili u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes me Sivasspor në Super Ligën Turke, pas kontrollet e bëra në Antalya dhe Zvicër është konstatuar se ka lëndime në tendinë dhe grupin e pasëm muskulor të kofshës së majtë.

"Mjekimi i futbollistit ndërsa do të qëndrojë larg nga fusha dy muaj e gjysmë, duke uruar shërim të shpejtë", thuhet aty.

Mehmedi është futbollist shqiptar me origjinë nga Gostivari. Ai ka pasur karrierë të suksesshme ndërkombëtare, ku ka luajtur për klube të njohura evropiane. Mehmedi është një nga futbollistët shqiptarë të njohur që janë përcaktuar të mbrojnë ngjyrat e Kombëtares së Zvicrës.

Përgatiti: Uran Krasniqi