Cuculi dënohet me dy ndeshje moslojë
Futbollisti i Dritës, Ardian Cuculi është dënuar me dy ndeshje moslojë pasi Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 11.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 24-t të BKT Superligës.
Cuculi i cili preku topin me dorë jashtë zonës në ndeshjen me Gjilanin ku nuk kishte fitues, u ndëshkua me të kuq.
Vendimi nga Komisioni disiplinor:
Lojtari i FC “Drita“, Ardian Cuculi, me nr fanelle 6 dhe nr ID nr ID.015633M87. Në minutën (90+6) ndal topin me dorë jashtë zonës për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drita-Gjilani. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.























